Në krahasim me zgjedhjet e 2016, në këto të sotmet në Malin e Zi, vihet re një prezencë më e madhe e votuesve. Mediat malazeze raportojnë se deri në orën 13:00 kanë qenë 14.2 më shumë votues se sa në 2016.
Sipas autoriteve malazeze aktualisht pjesmarrja është në 54.1%, ndërsa koordinatorja e PR e CeMI, Maja Bjeliç, tha se 54.4 përqind e votuesve në rajonin e Podgoricës votuan deri në 1 pasdite, 57.2 përqind në rajonin Jugor dhe 48.6 përqind në rajonin Verior.
"Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2016, pjesëmarrja deri në 1 pasdite ishte 39.9%, që është 14.2 përqind më pak se sot. Në zgjedhjet e 2012, pjesëmarrja ishte 33.3 përqind, që është 20.8 përqind më pak se sot,"-tha Bjeliç.
Sipas vëzhguesve të CeMI nga terreni, një numër i madh i qytetarëve janë ende të pranishëm në qendrat e votimit të cilët nuk i ndjekin rekomandimet e PKT për mbajtjen e distancës fizike, veçanërisht kur bëhet fjalë për pritjen në radhë para qendrave zgjedhore.
Lajmi kryesor:
Opozita shpall fitoren në Malin e Zi! Gjukanoviç kryeson me rezultat të ngushtë mes partive/ Shqiptarët sigurojnë dy deputetë
Ne.k./ReportTv.al