Rritje e madhe e krimeve antisemite në Gjermani

30 Dhjetor 2023, 09:01| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 09:07

  • Share

Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor deri më 21 dhjetor 2024 Enti Federal për Kriminalitetin (BKA) ka regjistruar  më shumë se 1.100 krime antisemite që lidhen me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i BKA-së tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa, se fjala është për krime të motivuara politikisht. Veprat penale lidhen kryesisht me dëmtime materiale dhe nxitjen e urrejtjes.

1703923519_sssss.JPG

Akt vandalizimi në një muzeum për hebrenjtë në lagjen Moabit në Berlin

Shifra e regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2024 është rreth dy herë më e lartë se në tre tremujorët e parë të këtij viti, ndërsa numri i përgjithshëm i krimeve antisemite ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë. Që nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntor 2024 janë regjistruar gjithsej 2,874 krime antisemite, ndër to 88 krime të dhunshme.

Rrezik i madh për hebrenjtë në Gjermani

I ngarkuari i qeverisë gjermane përantisemitizmin, Felix Klein, tha për mediat se sulmi terrorist i Hamasit shënon një "pikë kthese për sigurinë e hebrenjve në Gjermani". Sipas tij këtë vit numri i krimeve antisemite në Gjermani ishte më i lartë se kurrë. Klein tha se "që nga Holokausti hebrenjtë në Gjermani nuk kanë qenë në rrezik kaq të madh sa janë sot”.

1703923615_qqqq.JPG

Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Ron Prosor

Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Ron Prosor, bëri thirrje për një përgjigje vendimtare ndaj këtij zhvillimi. "Fakti që hebrenjtë kanë frikë të dalin në rrugë me kësulat e tyre tradicionale ose të flasin me dikë në celular në hebraisht, thjesht nuk mund të pranohet.

"Ne duhet të zgjohemi," tha ai për Agjencinë Gjermane të Shtypit - dpa. "Njerëzit kanë frikë t'i sjellin fëmijët e tyre në shkollë, nëse shkolla nuk mbrohet: këto kushte nuk janë normale," tha Prosor. "Frika është vërtetë e pranishme." - tha ambasadori izraelit./ DW

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?