Pasi sot u shënua shifra rekord me 90 të infektuar në vend, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët.
Ai thotë se të gjithë duhet të respektojnë rregullat që të parandalohet një përhapje më e madhe e koronavirusit. Sipas tij duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, të mbahet distancë 1.5 metër, të zbatohen rregullat e higjienës dhe të mos lejohet që të tjerët t'i shkelin këto rregulla bazë në këto ditë kritike për vendin dhe gjithë botën.
Postimi i plotë i Skënder Bratajt:
Shqiptar kudo ndodhesh !! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjienës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj
Keshtu si po ecen pandemia dhe papergjegjshmeria e albanezeve qe u genjen mendja se jane kombi i zgjedhur i Zotit dhe nuk ka bir nene t'i perkule buze Jonit dhe Adriatikut, kam frike se java tjeter do na zere me nje rimbyllje dhe kufizim drastik te levizjeve, punes dhe jetes sociale! Arnaute fshatunare!!!! Te pakten tregohuni nje here serioze me jeten tuaj dhe ne jeten tuaj dhe gangsterllekun e trimerine mos e tregoni as me grate e as me semundjen, por zbatoni rregullat e thjeshta dhe mos vazhdoni te fshatunarizoheni gjithe kohes duke u ngjesh te BLLOKI si sardelet e "Ernest Telman"-it!
Përgjigju