Afro 70 qytetarë paraqiten çdo ditë për vizita në poliklinikat e Shkodrës, pjesa më e madhe e tyre të prekur nga gripi stinor. Kurba e infektimeve është në rritje, tha shefja e epidemiologjisë, ndërsa situata pritet të vazhdojë deri në mesin e shkurtit.
Me qindra qytetarë të gjithë grupmoshave janë prekur nga gripi stinor në Shkodër. Shefja e shërbimit epidemiologjik ne Shkodër Dhurata Hysa tha se numërohen mbi 2 mijë raste vetëm për muajin janar.
“Situata epidemiologjike ka të bëjë me trend në rritje. Jemi në pikun e infektimeve, mendohet se mund të shkojnë 1 deri në 2 javë. Për muajin janar janë numër i lartë i rasteve me grip, mbi 2 mijë raste. Jemi në pritje të rënies së infektimeve nga mesi i shkurtit”, thotë Dhurata Hysa, Shefe shërbimi epidemiologjik.
Simptomat e gripit stinor janë shumë të ngjashme me COVID-19, por ne disa raste edhe me agresive dhe kohezgjatje me te madhe e cila shkon deri ne 10 dite
“Është dominant gripi, ndërsa covid-19 ka rënie të numrit të infektimeve. Gripi ka klinike serioze dhe kohëzgjatje të shtuar, 7 deri në 10 ditë. Me temperaturë te lartë, dhimbje trupi, grykët, të vjella, etj. Por vazhdon dhe testimi për covid-19, por janë raste sporadike”, shprehet mjekja Hysa.
Epidemiologia shton se vaksina është e vetmja mënyrë për ta përballuar gripin stinor, i cili aktualisht ka arritur pikun, ndërsa nga mesi i shkurtit kurba e infeksionit pritet të zbresë.
Ka qenë covid sade në të mëdhenj e nxënës me ikje të nuhatjes dhe shijes por shikoni shkollën Edid Durham ku keni nxenese me tuberkuloz.
Përgjigju