Prokuroria ka nisur hetimet për administratorin e subjektit ‘Gaspower’ në Porto Romano, ku cisterna rrodhi gaz. Në hetim është vënë Altin Molla, për akuzën për veprën penale “Ndotje mjedisi”.
Materialet i janë referuar prokurorisë dhe po kryhen ekspertimet dhe kolaudimet përkatëse për te gjetur shkakun e ngjarjes se djeshme dhe nëse faji është i administratorit apo grupit të kontrollit teknik për mosmarrje masash për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe mos respektim të kushteve teknike në ambientet e punës.
Lajmi kryesor:
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Cisternës së 'Gaspower' nuk i ishin kryer kontrollet! S'kishte certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm
SI.E./ReportTv.al