Vendet evropiane thonë se do të rrisin sigurinë rreth instalimeve të naftës dhe gazit pas sabotimit të dyshuar të dy tubacioneve kryesore.
BE, SHBA dhe NATO kanë deklaruar se dëmtimi i tubacioneve midis Rusisë dhe Gjermanisë ishte i qëllimshëm, por nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Rusinë. Rusia ka thënë se nuk ishte e përfshirë dhe iu hodhi dyshime se SHBA-ja kishte gisht.
Shpesh herë Rusia është akuzuar më parë për përdorimin e furnizimeve me gaz si një armë kundër Perëndimit për mbështetjen e saj për Ukrainën.
Rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 u zbuluan të hënën dhe të martën. Asnjëra prej tubacioneve nuk funksiononte në atë kohë, pasi projekti Nord Stream 2 u braktis kur Rusia pasi pushtoi Ukrainën dhe Rusia mbylli Nord Stream 1 në shtator, duke thënë se kishte nevojë për mirëmbajtje. Të dy tubacionet ishin ende plot me gaz, duke nxjerrë flluska në sipërfaqe në një kilometër të gjerë në sipërfaqen e detit.
Ministri danez i Energjisë Dan Jorgensen tha se rrjedhjet ka të ngjarë të zgjasin për të paktën një javë, derisa gazi që del nga tubat të mbarojë. Ndërkohë që kanë nisur hetimet.
Lajmi kryesor:
‘Lufta energjetike’, media gjermane: Nord Stream mund të ndalë përgjithmonë pas atentatit! 'The Times': Sulm i ardhur nga drone ruse (VIDEO)
B.K./ReportTv.al