Një 77 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi në Ersekë. I moshuari i identifikuar si Pasho Pasho jetonte i vetëm.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa fillimisht është raportuar nga banorët. Ishin ata që e gjetën pa shenja jete pasi ndjenë erën e gazit që vinte.
Shtëpia e tij ishte pranë banesave të tjera, të cilat nuk kanë pësuar dëme.
Komento