Rrjetet shqiptare aktive në ‘shtëpitë e barit’ në BE, eksperti për Report Tv: Shqiptarët shihen si ‘delja e zezë’, ka racizëm ndaj nesh

17 Nëntor 2023, 13:33| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 13:52

  • Share

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi foli në Report Tv për një raport të fundit të Europolit dhe Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën, i cili tregon se shqiptarët dhe serbët kultivojnë sasi të mëdha droge në ambiente të mbyllura në BE. Por, eksperti thotë se këtë çështje nuk e sheh aq alarmante sa përshkruhet, duke theksuar se në Ballkanin Jugperëndimor nuk është vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Rexhepi u shpreh se nuk mund të thitë se shqiptarët nuk merren me aktivitet të paligjshëm në BE, por ata shihen si ‘delja e zezë’.

Nuk e shoh aq alarmante. Krahas shqiptarëve shumë të mirë, ka edhe trafikantë. Na shohin si dele e zezë, Ballkani jugperëndimor, nuk është vetëm Shqipëria. S’mund të them që nuk merren shqiptarët me aktivitet të paligjshëm. Jam për politika edhe më liberale. U bllokuan 40 mijë paundë, ai mund të jetë një hallexhi që ka bërë lekë me ndërtuar shtëpinë. Ka pak racizëm ndaj nesh”, tha Rexhepi për Report Tv.

Sa i takon dosjes ‘Metamorfoza’, Rexhepi thotë se hetimet duhet të ecin me ritme më të shpejta.

“Duhet të ketë shumë më tepër ritëm. Sa kohë kemi që presim metamorfoza 2, pse është ku alert. Që të ikin edhe ata që janë të dyshuar për metamorfozën 2. Flitet që një gjykatë gjermane i ka dërguar këto mesazhet në gjykatën ndërkombëtare europiane”, vijoi Rexhepi.

Sa i takon ekstradimit të Dritan Rexhepit, i arrestuar më 8 nëntor, eksperti tha se do të jetë një luftë ligjore.

“Është çështje e vështirë, që tani kanë nis punën përgatitore. Do jetë luftë ligjore që do hajë kohën e vet. Nëse është kryer vrasja është vepër më e rëndë”, tha Rexhepi për Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/11/2023 00:41

    Dele e zeze nuk kane lindur,por jane bere.Kur jua ben per borxh edhe racizem do te presesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?