Rrjetet sociale me përmbajtje të papërshatshme, 'Meta' paditet nga shtetet amerikane për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë

24 Tetor 2023, 21:32| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 21:39

  • Share

Meta, kompania ombrellë e Facebook dhe Instagram është paditur nga një sërë shtetesh amerikane nën akuzën se nuk ka qenë transparente në lidhje me pasojat e vërteta të rrjeteve sociale, duke dëmtuar kështu shëndetin mental të përdoruesve sidomos tek të rinjtë.

Në padinë kundrejt gjigandit të rrjeteve sociale, thuhet se kompania ka fshehur “rreziqet” e vërteta të aplikacioneve të saj.

BBC raporton se ndër të tjera në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve.

"Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi," tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.

Kësaj padie i janë bashkuar edhe 9 shtete të tjera, raporton BBC.

Në  një reagim mbi këtë gjë, një zëdhënës i Metës deklaroi se “ne ndajmë së bashku me  prokurorët angazhimin për t'u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet dhe kemi prezantuar tashmë mbi 30 metoda për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre.”

Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj dhe rrethe shkollore për ndikimin në shëndetin mendor.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?