Rrjetet sociale, sociologu thirrje prindërve shqiptarë: Mbani telefonin larg fëmijëve deri në këtë moshë! Komunikoni më shumë me ta

24 Shkurt, 18:06| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:33

  • Share

Së fundmi në Shqipëri ka pasur një shqetësim të rritur lidhur me pasojat që po shkakton përdorimi i shpeshë i rrjeteve sociale nga adoleshentët apo të miturit.

Lidhur me një zhvillim të tillë, sociologu Gëzim Tushe në një lidhje skype për Report Tv bëri thirrje që prindërit të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre dhe të mos i lënë të përdorin internetin e rrjetet sociale që në moshë të hershme. Tushe theksoi rëndësinë e rritjes së komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve.

“Është i turpshëm për shoqërinë shqiptare ky lloj përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve. Mëkatarë për këtë janë prindërit dhe mësuesit. Rrjetet sociale po i bëjmë gjoja që të marrin informacion, nuk është evërtetë, teknologjia e përdorur nga fëmijët në mosha të papërshtatshme sjell pasoja të pakthyeshme.

Nga 0-3 vjeç fëmijët sduhet ta kapin celularin fare me dorë, jo më të navigojnë në internet.  Nga 3-6 vjeç duhet mbajtur nën kontrollin e fëmijëve maksimumi deri në 20 minuta në telefon. Pas moshës së pubertetit mund të shtohen deri në 50 minuta. Ne kemi parë 2 vjeçare që rrinë me telefonë në dorë gjithë kohën, nuk ua heqin dot. Kjo për shkak të prindërtimit të keq. Po komunikohet pak me fëmijët.”- tha sociologu.


Lajmi kryesor:

Tre fëmijët vranë të atin në Durrës, sociologu Tushe: Makabritet i pajustifikueshëm! Mund ta kishin denoncuar nëse ishte i dhunshëm


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?