Sociale

Rrjeti i amortizuar, fshati Pistullë në Vaun e Dejës pa drita, banorët: Situata shqetësues, shteti të kthejë sytë edhe nga ne

6 Tetor 2018, 17:41| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 20:56

  • Share

Rrjet i amortizuar, mungesë të energjisë elektrike, luhatje të tensionit. Janë këto vetëm disa nga problematikat me të cilat përballen banorët e fshatin Pistullë në njesinë administrative te Hajmelit ne Bashkinë Vau Dejes. 

Një fshat i cili paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike, por qe po perballet me një neglizhencë të punonjësve të Oshee të cilët nuk kryejnë sherbimin dhe as nuk mirembajnë rrjetin e amortizuar të furnizimit me energji elektrike. 

Banoret te revoltuar kanë reaguar në qendër të fshatit duke i kërkuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërhyjë sa më parë pasi situatë është e papranushme.

Si merren paratë me zor kur mua më fikin dritat katër herë në ditë?  

Banor i zonës

Banorët nëpërmjet medias i drejtohen që të hedhin syte edhe ndaj kesaj zone e cila po perballet me nje situate aspak normale.

Ndërkohë që stina e dimrit po afron situata e furnizimit me energji në fshatin Pistullë vijon të mbetet e pandryshuar, e ajo që i pret banorët janë orët e gjata pa drita në shtëpit e tyre.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?