Rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë/ Dalin përgjimet... vajzat 'ankohen': S'ka punë si ka pasur, dobët sot! Nja dy veta kam kapur

3 Qershor 2020, 09:37| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 10:10

  • Share

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dosjen e plotë të rrjetit të prostitucionit në Rrogozhinë, ku si provë kanë shërbyer edhe përgjimet ambientale. Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve të seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë vajza thotë "ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s'ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa".

Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se "kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët". Hetimi i Prokurorisë prej 7 muajsh që ka zbuluar rrjetin e prostitucionit në Rrogozhinë.


Lajmi kryesor:

'S'ka punë si më parë, ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit'! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë! Në pranga 2 biznesmenët dhe 5 vajza! Kapet klienti/ PËRGJIMET


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?