"Rrno për me tregue", monodrama në Rubik

8 Maj, 18:53| Përditesimi: 8 Maj, 19:23

  • Share

Vepra e At Zef Pllumit "Rrno për me tregue" erdhi për publikun mirditor përmes një monodrame të Gjergj Doçit, aktor i teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Rrrëfimet e klerikut françeskan, u përcollen me mjaft mjeshtëri dhe emocione nga aktori mirditor Gjergj Doçi, i cili luajti rolin e At Zefit.

Aktori propozon që vepra "Rrno për me tregue" të futet në tekstet shkollore, pasi mesazhet që përcjell do t’i shërbejnë brezit te ri per te mesuar te kaluaren.

Famullitari i Rubikut Dom Genc Çupi vlersoi veprimtarinë e At Zef Pllumit, vepra e së cilit ka lënë gjurme dhe duhet të jetë burim frymezimi për shoqërinë.

Monodrama "Rrno për me tregue" zgjati rreth 60 minuta, duke hapur siparin e aktiviteve tre ditore me rastin e festës së Shelbuemit, ndërsa solli emocione të forta për publikun që kishte mbushur sallen e qendres kulturore "Abat Doçi" në qytetin e Rubikut.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?