Rrogozhina “hedh ne plehra” grantet gjermane, ambasada për Report TV: Ndërpresim bashkëpunimin!

5 Qershor 2020, 15:24| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 16:21

  • Share

Pas Skandalit të hedhjes së mbetjeve në lumin Shkumbin në bashkinë Rrogozhinë, reagon Ambasada Gjermane e cila në përgjigje të pyetjes së ReportTv në ditën Botërore të Mjedisit deklaron se do të shkëpusë financimit e dhënë kësaj bashkie për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ekonominë ricikluese.

Të pyetur nga Report Tv se cili është qëndrimi i ambasadës pas zbulimit të skandalit dhe gjobitjes nga Inspektorati i Mjedisit më 13 maj të kompanisë së pastrimit të qytetit dhe gjendjen e mbetjeve atje ambasada sqaron se “Deri në mars 2020 bashkia Rrogozhinë është mbështetur përmes projektit "Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit në Shqipëri" në sigurimin e kontenierëve të plehrave, hartimin e një plani urban për menaxhimin e mbetjeve  si dhe për qartësimin e problematikës së mbetjeve nga ana e bashkëpunimit teknik gjerman. Por ky bashkëpunim aktualisht është inaktiv për shkak të mungesës së gatishmërisë për mbylljen e vend-grumbullimit të paligjshëm në breg të lumit Shkumbin dhe do të shkëputet në ditët në vijim”

Ky është reagimi i parë zyrtar pas skandalit të mbetjeve dhe ndotjes së burimeve ujore, si përrenj, lumenj e dete në Shqipëri të ndjekur dhe denoncuar nga ReportTv.

Siç kuptohet nga kjo përgjigje pushteti lokal i Rrogozhinës edhe pse ka aplikuar për grant pranë ambasadës rezulton se ka gënjyer duke mos plotësuar kushtet e sigurimit të kontejnerëve të plehrave, realizimin e planit për menaxhimin e mbetjeve si dhe nuk ka mbyllur vendgrumbullimet e hapura buzë lumit Shkumbin.

Më 13 Maj 2020 IKMT gjobiti kompaninë Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë.

Pas ndërhyrjes së IKMT reagoi edhe kryebashkiakja e Rrogozhinës Antonela Dedej në një prononcim të dhënë Report Tv tha se "konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s'do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave".

ReportTv ka ndjekur prej disa ditësh situatën e ndotjes së lumenjve në vend, ndërsa rezulton se ambasada gjermane në tetor 2019 ka firmosur me ministrin Blendi Klosi një grant prej 4.5 milion euro pikërisht për të menaxhuar këto mbetje. Por edhe pse disa bashki janë pjesë e këtij financimi gjendja në terren si në rastin e Rrogozhinës tregon se paratë ndoshta shkojnë diku tjetër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 05/06/2020 23:38

    Parate i gjeni tek Klosi nuk keni nevoje te lodheni shume duke kerkuar

    Përgjigju
  • Luli: 05/06/2020 20:37

    Ça do thotë Fred Peza në këtë rast.

    Përgjigju
  • Ben: 05/06/2020 18:12

    Rrogozhina,Paris i vogel,ha ha.Perveç ambasades Gjermone,edhe qeveria te mos i jap asnje lek ketyre katunareve derisa ne kete katun,kryetari bashkise te caktohet nga qeveria qendrore,jo me zgjedhje,jo katunar vendali.Jane te gjithe katunar mesjetar.

    Përgjigju
  • Plehra: 05/06/2020 17:06

    Asnje cent mos u jepni ketyre se ua cojne dem. Ne rastin me te keq i vjedhin, ne rastin me te mire i shperdorojne.

    Përgjigju
  • Turi: 05/06/2020 16:49

    Plehrat duhen ndare dhe ricikluar,,,letra ,plastika,qelqi,,riciklohen kurse mbeturinat bimore digjen ne inceneratore qe prodhojne energji...kaq eshte,si gjithe bota...

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/06/2020 15:54

    Imagjinoni c plera fshatarë kemi sa ambasada e nje shteti te fuqishem nderhyn ne punet e brendeshme (dhe mire bën), dhe sidomos për mbetjet, turp për ne si Shqiptare qe nuk pjer dhim për ndjesi te tilla si shkaterrimi i natyres.

    Përgjigju
  • Alb: 05/06/2020 15:47

    Nje bombe jepi ketij populli clodheni kot keta vtm me frik e duan.

    Përgjigju
    • Zani: 06/06/2020 22:05

      Ku je o Enver

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?