Foto ilustruese

Kronikë

Rrogozhinë/ 37-vjeçari bën denoncimin në polici: Më është larguar gruaja nga banesa

19 Shtator, 11:30| Përditesimi: 19 Shtator, 11:35

  • Share

Një 37-vjeçar ka denoncuar në policinë e Rrogozhinës, se bashkëshortja e tij 31-vjeçare është larguar nga banesa. Sipas policisë, dyshohet se 31-vjeçarja është larguar drejt Greqisë.

Gjithashtu ‘blutë’ theksojnë në njoftimin e tyre se po punojnë për gjetjen e së resë.

“Dje, kallëzoi shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në Rrogozhinë, se ishte larguar nga banesa, dyshohet drejt Greqisë, bashkëshortja e tij, shtetasja E. C., 31 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?