Sociale

Rrogozhinë, hajdutët vjedhin 16 shtëpi të emigrantëve brenda natës! Banorët e fshatit Kalush kërkojnë ndihmën e policisë

27 Shkurt, 17:48| Përditesimi: 27 Shkurt, 18:11

  • Share

Lushnje- Mbi 16 banesa janë bastisur duke u gdhirë dita e diela në fshatin Kalush të bashkisë Rrogozhinë.Hajdutët kanë hyrë nëpër shtëpitë e boshatisura, pasi shume prej banoreve janë ne emigrim. Madje kryeplaku i fshatit, thotë se i kanë vjedhur edhe makinën. Sipas banorëve hajdutët kanë marrë çfarë kanë gjetur,nga orendi shtëpiake e vegla pune bujqësore. Të frikshme e kanë cilësuar banorët një bastisje me permasa te tilla.

“Më kanë vjedh në stallë, dhi e keca, dele e qengja. Kanë bërë masakër. Unë kam telefonuar policinë e Kavajës por nuk erdhen në kohë. Shteti nuk reagon”, tha një fermer.

Një tjetër banor shprehet: “Kemi frikë të rrimë në shtëpitë tona. Kanë marrë cdo gjë, si makinë, motorseke, orendi,etc”.

Banorët e Kalushit kërkojnë nga policia zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe vënien para ligjit të hajduteve.

“Këtu kanë qenë 1500 banorë, kanë mbetur 200 banorë. Shumica janë moshë e tretë, dhe pakica janë fermere. Thirrja për shtetin është të zbulojë autorët e vjedhjeve dhe ti dënojë”, tha një tjeter banor.

Fshati Kalush nga më të mëdhenjtë në bashkinë e Rrogozhinës është i prekur nga shpopullimi. Shumica prej shtepive jane te kyçura pasi banoret jetojne në emigrim dhe kthehen gjate pushimeve verore.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?