Bota

Rrokaqielli në Dubai përfshihet nga flakët, evakuohen 4 mijë banorë (VIDEO)

14 Qershor, 14:55| Përditesimi: 14 Qershor, 15:20

  • Share

Një zjarr masiv përfshiu një rrokaqiell në Dubai, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 4000 banorë nga ndërtesa. Flakët që shpërthyen shkaktuan panik mes banorëve dhe duke ngritur alarmin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Sipas autoriteteve lokale, zjarri u vu nën kontroll pas disa orësh përpjekjesh intensive, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të tij.

Banorët janë strehuar përkohësisht në ambiente të sigurta dhe janë njoftuar se po merren të gjitha masat për të garantuar rikthimin e tyre të sigurt në banesat përkatëse, sapo situata të jetë plotësisht nën kontroll.

“Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipeve tona shpëtoi jetë dhe parandaloi një tragjedi të mundshme”, deklaroi një zëdhënës i Shërbimit të Emergjencës në Dubai.

Ndërkohë disa banorë u shprehën se u trembën pasi sistemet e sigurisë së ndërtesës nuk funksiononin.

“Alarmi i zjarrit nuk ra kurrë”, tha një banor.

“E morëm vesh vetëm një orë më vonë përmes një mesazhi nga një mik. Shkallët ishin plot me tym, kështu që morëm ashensorin. Edhe holli ishte plot tym. Pa ndihmën e njerëzve, mund të mos ia kishim dalë”, tha një tjetër.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?