Ai poshtë rrotave është njeri! Është prind! Baba! Gjysh! Një shqiptar i cili vdiq dhe u vu nën rrota!!! Fiks nën rrota si ajo Policja kërcënonte gazetarët.
Xhama zinjtë, Lacat, vazhdojnë vënë nën rrota popullin e pamundur. Ky i ndjeri me biçikletë po jetonte jetën e tij normale në Berat. Por "bobi" "bosi" "laci" e quajmë si të doni nga kroskoti i fouristradës vendosi ti marr jetën. Sepse këta i shohin njerëzit si miza e jo me të drejta të barabarta.
Për vrasjet, 4 të vdekur në pak ditë. Indinjimi ishte ekstrem. Po aksidentet rrugore sa viktima kanë shkaktuar? 13-20 gusht! Plot 5 të vdekur. Ku?
1 në Fier
1 në Berat
2 në Rrugën e Kombit
1 në Tiranë
Më e pështira situatë në këtë foto!!! Pasi i marrin jetën me terezi ngrenë mjetin e "luksit" për të mos e dëmtuar llamarinat dhe heqin si një grumbull mishi të ndjerin që vranë.
Dy prej viktimave çiklistë! Një në trotuar, Dy i mori shpejtësia tej normave!
Kjo është vrasje o Parlamenti që jeni me pushime dhe favorizoni vrasësit me ligj.
Shënim: Ndjesë për foton e rëndë!!!
Arsen! I ndjere ky mesazh i joti! Ku jane thua? Thua shteti spaska aq fuqi ti marre perpara keta qelbesira?!!! Jane bashke te gjithe. Mbajne njeri-there in! Ngushellime familjes se gjyshit te shkrete!
Përgjigju