Stadiumi i Lyon dhe stema e klubit

Sport

‘Rrufe në qiell të hapur’, Lyon zbret nga Ligue 1! Ja kush e zëvendëson

25 Qershor, 13:50| Përditesimi: 25 Qershor, 13:53

  • Share

Tronditet futbolli francez. Olympique Lyonnais (Lyon), një nga klubet më të mëdha dhe më historikë të Ligue 1, është rrëzuar në mënyrë administrative në Ligue 2. Vendimi nuk ka lidhje me rezultatet sportive në fushën e lojës, por është marrë nga DNCG, organi francez për kontrollin financiar të klubeve të futbollit.

Sipas raportimeve, presidenti dhe pronari i klubit, John Textor u njoftua për këtë vendim gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e së martës me përfaqësuesit e DNCG-së. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mbrojtur pozicionin financiar të klubit dhe ofruar garanci shtesë, autoriteti financiar nuk u bind nga argumentet dhe shpjegimet e dhëna.

DNCG arriti në përfundimin se situata ekonomike e Lyon nuk është e mjaftueshme për të garantuar regjistrimin e klubit në sezonin 2025-26 të Ligue 1. Kjo ka sjellë një goditje të rëndë për klubin dhe tifozët, veçanërisht duke pasur parasysh se Lyon e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë, duke siguruar pjesëmarrjen në UEFA Europa League.

Aktualisht, klubi ka njoftuar apelimin, duke u përpjekur të përmbysë këtë vendim dramatik. Në rast se apeli dështon, Lyon do të detyrohet të zbresë në Ligue 2, një skenar që do të kishte pasoja të rënda si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik.

Kush mund ta zëvendësojë

Pas këtij vendimi, Stade de Reims që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 16-të në Ligue 1, do të përfitojë një vend të lirë në elitën e futbollit francez. Reims u mposht në ndeshjet play-off nga FC Metz me rezultatin 1-3 pas kohës shtesë, duke humbur kështu shansin për t’u shpëtuar rënies nga kategoria.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?