Rrufe në qiell të hapur, Milan largon legjëndën Maldini dhe Massara-n! Befasohen tifozët dhe lojtarët

6 Qershor 2023, 11:17| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 14:24

  • Share

Merkato e verës ka nisur me një tronditje të madhe te Milan. Kjo pasi në një takim të rrufeshëm ditën e hënë drejtuesit e Red Bird i kanë komunikuar drejtorit teknik Paolo Maldini dhe drejtorit sportiv Frederic Massara largimin nga klubi.

Kjo ka qenë si një bombë jo vetëm për tifozët e Milanit, por edhe për lojtarët. Madje disa shtylla të ekipit si portieri Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao nuk e kanë lënë më kaq, por kanë kërkuar shpjegime dhe qartësi për projektin, duke qenë se Paolo Maldini dhe Massara kishin bërë gati edhe afrimet në merkaton e verës.

RedBird është e pakënaqur me punën dhe sidomos blerjet e verës së kaluar ku përfshihet edhe investimi 35 mln euro për Charls de Keteleare, ndaj është vendosur që të zëvendësohet Maldini me Giogio Furlanin si CEO i klubit, ndërsa vendin e Massara-s do ta marrë Geoffrey Moncada, aktualisht shefi i skuatëve.

Pas këtyre lëvizjeve të befasishme edhe trajneri Pioli është vënë në diskutim, por mënjeherë ky i fundit ka qartësuar pozitat duke garantuar se do vijojë të drejtojë ‘djallin’, duke qenë se ka edhe dy vite kontratë. Megjithatë lojtarë si Camada dhe Loftus-Cheek, të cilët thuhet se ishin shumë pranë Milanit, tani duhet të presin nëse pëlqehen apo jo nga drejtuesit e rinj për t’u veshur kuqezi, ndërsa Brahim Diaz me 100% do kalojë te Reali i Madridit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?