Në mënyrë befasuese është njoftuar se Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Tropojani pritej të niste sezonin e ri në drejtimin e të kuqve, por duket se eliminimi nga Evropa dhe më konkretisht nga Conference League që në raundin e parë nuk është përtypur.
Sipas klubit të Partizanit Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen, ndërsa iu urojnë më të mirën për të ardhmen. Aventura e dyta e Gegës me Partizanin nisi më 28 mars, duke e mbyllur sezonin e shkuar në vendin e 4 pas një periudhe të vështirë.
Njoftimi i Partizanit.
FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.
Komente

Partizani as një her nuk ka qën klub futbolli po klub dallaveraxhinjësh dhe hajdutësh shikoni nga kush është manaxhuar dhe kush e menaxhon sot po ça prisni ju nga vëllai i kryeministrit e nga presidenti të bëjn futboll ata mendojn të dy kush të vjedh më shum shkrijini klubet private lërini futbollin amator me drejtim nga bashkit të luajn djemt dhe ta zhvilloin këtë sport po lëm nam në europ po eleminohemi nga koperativat bujqësore të kohes ne gjoja me futboll profesjonist a pika ne po fudbolli i djemve të talentuar shqiptar nuk vjen më kam nostagji për ftbollistë si Berisha fagu kuqua nga përmeti murati breca ballgjini zëri përnaska feriti lulaj te vllaznia apo minga kola muça demollari breza që muntë kem harruar ndonjë pa përmëndur se jan shum luanin me sedër e gjak për fanellat që përfaqsonin sot luajn për lek edhe lekun ta marin po kurr nuk bëhesh futbollist po nuk ndjeve fanelën
PërgjigjuVazhdun prap keta me dallavere kundra trajnerit.
Përgjigju