Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës për 1/8 e Euro 2024 në stadiumin e Dortmundit u ndërpre në minutën e 36-të pasi një rrufe goditi mbi stadium dhe pas saj nisi një shi i rrëmbyer. Të trembur nga situata, stafi i gjyqtarëve me kryesorin anglez Michael Oliver i dërguan skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas 24 minutave, kur situata u qetësua dhe furtuna nuk dukej më, arbitri anglez ftoi lojtarët në fushë ku vijuan minutat e mbetura të pjesës së parë.
Lajmi kryesor:
Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta
S.Dh/ReportTv.al