250 krerë bagëtish të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur pasi rrufeja ka goditur tufën e tyre në fshatin Zaj të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku vendi u përfshi nga një stuhi shiu, bubullima e rrufe. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani Prena Buruku, i cili nuk ka mbetur i lënduar.
Dëmi ekonomik është i madh, ndërsa bagëtitë e ngordhura janë ende në mal, pasi autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar për t’i groposur.
Bagetite e vrara nga rrufeja
Komento