Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe brenda muajit qershor pritet të hapë grupkapitullin e katërt. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.
Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
Ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.
Zhvillimi u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilwsoi një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030.
“Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane. Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Në një deklaratë për mediat, qeveria tha se "Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane."
Shqipëria deri më tani ka hapur gupkapitullin e “Themeloreve”, “Marrëdhëniet me jashtë” “Tregun e brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”. Tashmë pritet të hapet “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” dhe mbetet vetëm “Bujqësisë dhe kohezioni”. Me bekimin e Brukselit, Shqipëria aspiron të mbyllë negociatat brenda 2027-ës.
Postimi i kryeministrit Rama
Komente

Uroj që negociatat të mbyllen në afatin e dëshiruar. Negociatat në vetëvete janë përshtatje me BE-në në çdo fushë duke filluar nga legjislacioni e vazhduar me infrastukturën, energjinë e shumë fusha të tjera. Dhe një ndër fushat që duhet të bëjë sa më shpejt qeveria është edhe përafrimi i pagave. Ose të paktën raportin pagë me nivel jetese. Sepse nuk mund të jemi në BE duke shpenzuar mbi 50-60% të të ardhurave vetëm për ushqime, e pjesa tjetër e qytarëve në BE të shpenzojnë max 25% të të ardhurave për ushqime. Është goxha diferencë..!!
PërgjigjuShume i sakte jeni! Infermier mesues specialist paga minimale 1200€ , doktor paga minimale nero 1700€, futbollist superlige paga minimale 3000€, artist paga minimale 2300€, muzikant / balet paga minimale 2300€, ekonomi paga minimale 1550€! Pension i bie pension minimal 300€ direkt nga 1 janar 2026 , vend kandidat BE vend NATO duhet investime ne paga reale jo tallje!
Kot e keni ! Sado te perpiqeni ne fund Greqia, Qipro dhe Rumania do vejne voto. Nuk ka BE per Shqiperine.
PërgjigjuShqipëria eshte ne BE , Po te zbresesh 800,000 pensionist , pjesa tjeter kané dyshtetesi , ne shume kapituj Shqipëria eshte perpara ! Futja ne BE nuk eshte ndonje gje e madhe , kush ka inteligjence investon ne afrike ne Hong Kong ne Azi , ne tregti me Zelande re mish dele apo rrezerva ari , nafte me amerikenn latine ! BE eshte thjesht procedure do zoti behen trenat edhe metro Tirane - Kamez
Ne energjine e paster Shqipëria ka plot mbi 90% gati 98% nga energjia gjelber , ndertimi i 4 fermave eolike ne Gjirokaster-Permet (80-100MW), ne Veri Lindje (Malsia Dukagjin) , Puke (50-60MW) ne Lindje malet e lindjes kjo e ben pas Frances dhe vendeve nordike nje rekord Shqipërine , sepse Shqipëria ka kulture te green energy pra kapitull 4 , cluster 4 do jete rrekord per Rep.Albania! Duhet te blehen edhe makina elektrike BYD , Audi Wolkswagen elektrik apo Audi qe janë shume ekonomike dhe ja vlen! Respekte
Përgjigju