Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
Kronikë

Rruga e Arbrit, kalimi vetëm me zinxhirë! Policia kontroll mjeteve, kthehen pas ata që s’i kanë! Një ditë më parë qindra automjete u bllokuan, 4 u aksidentuan

30 Nëntor 2021, 13:27| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 13:45

Bllokimi i qindra mjeteve në Qafë-Murriz, në rrugën e Arbrit një ditë më parë për shkak të dëborës detyroi policinë rrugore të kërkoj vendosjen e zinxhirëve dhe të gomave të dimrit. ReportTv sjell pamjet ku mjetet që udhëtojnë në këtë aks duhet të kenë zinxhirët të vendosur ndërsa ata që si kanë kthehen pas që në hyrje të rrugës.

Kush nuk ka goma dimërore dhe zinxhirë kundër borës e rrëshqitjes nga akulli nuk mund të udhëtojë në Rrugën e Arbrit”, e hapur një ditë më parë. Patrulla e policisë rrugore në rreth-rrotullimin e Tufinës në dalje të Tiranës kontrollon mjetet të cilat udhëtojnë drejt Klosit apo Peshkopisë. Ata të cilët kanë me vete goma dimërore lejohen nga patrulla rrugore të vazhdojnë qarkullimin.

Ka edhe prej tyre që nuk i kanë dhe kthehen pas ashtu siç ndodhi me këto mjete, pasi për policinë rrugore nga dita e sotme askush s’mund të udhëtojë në këtë aks për shkak të pranisë së dëborës dhe ngricës.

Por çfarë parashikon Kodi rrugor?

Sipas nenit 6, pika 4 gërma e: Enti pronar i rrugës me urdhër mund: të urdhërojë kompletimin e mjeteve me pajisje antirrëshqitëse ose goma speciale, për lëvizje në borë dhe akull.

Pak orë pas inaugurimit dhe hapjes zyrtarisht të aksit Tiranë-Klos, me qindar mjete mbetën të bllokuara për afro 45 minuta në vendin e quajtur Qafë-Murriz për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricës.

Shumica e këtyre mjeteve rezultoi të mos kishin gomat speciale dhe zinxhirët duke sjellë edhe aksidentet e para me dalje nga rruga të 4 mjeteve.

Policia rrugore vendosi duke njoftuar publikisht bllokimin e mjeteve pa gomat speciale e zinxhirë deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.

Ndërsa këto janë pamjet e siguruara nga Report Tv në aksin e qafë murriz ku borë pastruesja është e pranishme po ashtu edhe patrullat e policisë rrugore, për të shmangur situatën e ndodhur prej pasdites së djeshme.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?