Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
Kronikë

Rruga e Arbrit dhe ura më të lartë në Ballkan hapet në 29 nëntor! Ministrja: Mjetet të ecin me kujdes

27 Nëntor 2021, 17:53| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 18:00

Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër.

Dy ditë përpara hapjes së rrugës së Arbrit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së,  dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ju bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes pasi rruga ende është një kantier ku po ndërtohet.

Balluku tha se rruga po hapet për të lehtësuar kalimin në dimër, dhe theksoi se baypass-i 8.8 kilometra i ndërtuar në tunelin e Murrizit do të mbyllet në rast se ka reshje dëbore.

Ky baypass sipas Ballukut është provizor dhe do jetë i hapur deri sa të përfundoj tuneli i Murrizit.

Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, mes të cilave dhe ura e Vashës e cila është më e larta në Ballkan 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë.

Rruga e Arbrit jo vetëm shkurton distancën e udhëtimit, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

I.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?