Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik

30 Gusht, 16:15| Përditesimi: 30 Gusht, 16:31

  • Share

Rruga e Komanit, nga Vau i Dejës e deri në digën e hidrocentralit është krejtësisht e amortizuar. Një shqetësim i ngritur prej vitesh nga banorët por që nuk ka marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është enti pronar i këtij aksi me gjatësi 33 kilometra. Shqetësimit të banorëve sot iu bashkua, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra.

“Rruga për Koman është katastrofike dhe është e pasigurtë për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit".

Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierzë, në Valbonë dhe në Lumin Shalës... dhe jo vetem turistët por edhe banorët e zonës. Sa vuajtje, sa kohë e humbur, sa makina që prishen, sa probleme për shëndetin dhe shtyllën kurrizore të njerëzve, u shpreh ai. 

Imzot Massafra kërkon nga Qeveria të miratojë sa më parë fondet për rikonstruksionin e rrugës, që i shërben 10 mijë banorëve në veri të vendit dhe qindra e mijëra turistëve që vizitojnë Lumin e Shalës, Fierzën e Valbonën.

“Ata mijëra turistë të huaj dhe nga Shqiperia, në rrjetet sociale, flasin mirë për natyrën e mrekullueshme që na ka falur Zoti, por shumë prej tyre flasin shumë keq për rrugët dhe për pastrimin e liqenit, duke bërë kështu propagandë të kundërt!”, tha më tej.

E ndërtuar 50 vite më parë, rruga nacionale Vau i Dejës-Koman ka pësuar rrëshqitje te dherave, gërryerje në këmbët e urave e çarje të asfaltit. E ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike, pa barriera anësore ajo është kthyer në rrezik për aksidente. Dëmet më të mëdha kanë ardhur nga mjetet e tonazhit të rëndë të KESH-it. Prej mungesës së investimeve si në rrugë ashtu dhe në shërbime, fshatrat po shkojnë drejt shpopullimit, thekson ai. 

“Nëse do të ishin kushtet e rrugëve, të shkollave dhe shërbimet shëndetësore, mendoj se disa familje do të kishin qëndruar në Shqipëri, pa marrë rrugën e hidhur të mërgimit!”.

Në vitin 2021 KESH-i kishte premtuar rikonstruksionin e ketij aksi por më pas u zhduk nga harta e investimeve. Ndërsa më 30 Qershor të këtij viti, Kryeministri Rama ka premtuar se do të bëhët rruga e Komanit, por ende nuk ka asnjë projekt konkret.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asim: 30/08/2024 19:45

    Zoti Masafra je shum i nderuar dhe të admiroj si i fesë tjetër që jam!por në punën e Shtetit mos u fut se nuk të tako!

    Përgjigju
    • Mark Gjoni: 01/09/2024 09:35

      Kure shteti nuk e ben punen qe e ka me detyre, ka drejte te futet aty kushdo, sidomos njerzit si imzot Massafra. Rrnofsh imzot Massafra, te lumte goja!

    • Shkodrani: 30/08/2024 20:32

      O Asimo rruga e besimit kalon nga rruga me asfalt! E di ti se njerëzit, po nuk e patën barkun me bukë, nuk besojnë se ka Zot!Rruga të çon te xhamia, te kisha, te teqeja, etj.etj. Zoti krijoi tokën, që njerëzit të bëjnë rrugën. Kur Shteti nuk i pjerdh njerëzit, duhet që prifti dhe hoxha të ndërhyjnë në mirëqenien e njerëzve, sepse njerëzit janë krijesat e Zotit apo të Allahut...si të kesh qejf ti o Asim.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?