Rruga e prishur izolon fshatin Humelicë! Banorët: Është e pakalueshme dhe në këmbë, me makinë nuk bëhet fjalë

22 Shkurt 2021, 21:13| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 21:30

  • Share

Banorët e fshatit Humelicë në Bashkinë e Gjirokastrës prej kohësh kanë vënë alarmin për mungesën e infrastrukturës rrugore.  

Rruga rreth 100 metra është e pakalueshme për automjetet si dhe për këmbësorët. Moti i keq ka rënduar situatën, edhe për nxënësit e shkollës. 

“Problem është edhe për fëmijët që venë në shkollë, kalojnë mbi gurë, ka pasur shumë ujë dhe pellgje. Meqenëse se kishte shumë gropa uji nuk kalonin dot, erdhën gjoja do e rregullonin. Gjendjen ju e shikoni vetë”, shprehet nje banore e zonës", thanë banorët

“Kemi 15 ditë që nuk po biem dot makinat në shtëpi. Kishim të sëmurë me korona i kemi marrë në krah me barrela i kemi çuar. E kanë bërë problem njëherë erdhën dhe e prishën. Te verifikohen sa lekë janë hedhur këtu, morën baltë aty tek Ura e Kardhiqit e hodhën këtu. Se nuk kanë vënë dorë 8 vjet”, shprehet një banor tjetër", u shpreh një banor tjetër.

Bashkia e Gjirokastrës pas interesimit të Report TV, deklaroi se do të ndërhyhet së shpejti për shtrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe asfaltimin e rrugës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eliza: 22/02/2021 21:36

    Ore po nqs ata njerëz që banojnë aty do hidhnin çdo javë të beharit nga një lopatë Çakulli a Zhavorr,më mirë do ishte??!!ata që shajnë errësirën ke të ndezin "çakmakun e tyre!?.. gurë gurë bëhet rruga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?