Sociale

Banorët e Hotolishtit në protestë, bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë: Rruga e re na prish fshatin, të bëhet me tunel

5 Maj, 14:27| Përditesimi: 5 Maj, 17:59

  • Share

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë duke denoncuar mungesën e reagimit nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndaj shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII.

Me pankarda në duar ku shkruhet: 'Hotolishti nuk është dekor për fushatë', 'Harrimi juaj, varri ynë', ata u ulën në mes të rrugës duke bllokuar rrugën, ndërsa u përplasën me forcat e policisë.

'Hotolishti me tunel', 'mos na prishni shtëpinë', ishin disa thirrjet e protestuesve.

Protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e rrugës përmes fshatit dhe kërkojnë që të realizohet një tunel alternativ, i cili do të mbrojë zonën historike dhe mjedisin. Ata gjithashtu kërkojnë shpronësime të drejta, sipas vlerës së tregut.

Ata protestojnë për rrugën e re që kalon mespërmes fshatit të tyre dhe që bëhet burim aksidentesh dhe rreziku për jetët, por që u shemben edhe banesat, teksa fshati ndahet më dysh. Ata kundërshtojnë planin aktual që parashikon ndërtimin e rrugës përmes fshatit të tyre.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?