Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat

31 Korrik, 17:18| Përditesimi: 31 Korrik, 17:38

  • Share

Banorët e Njësisë Administrative Hotolisht në Librazhd protestuan paraditen e kësaj të mërkure kundër ARRSH-së që po ndërton segmentin ‘Elbasan-Qafë Thanë’. Ata thanë se rruga e re ndan në mes këtë fshat, shkatërron tokat bujqesore dhe shemb rreth 35 shtëpi.

Për disa minuta protestuesit mbajtën të bllokuar rrugën aktuale që lidh Elbasanin me Librazhdin. Me ndërhyrjen e policisë, trafiku u zhbllokua pas afro 30 minutash.

Banorët kërkojnë ndryshimin e projektit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas tyre gjurma e rruges se re duhet te kaloje jashte fshatit, ne ane te lumit Shkumbin.

Në mbështetje të tyre, deputeti demokrat Lefter Gështenja, shkruan në rrjetet sociale se institucionet shtetërore duhet të marrin masa për rishikimin e projektit pasi preken rreth 6 mijë banorë.

Aksi rrugor nacional Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII dhe do ti kushtojnë buxhetit të shtetit 10 miliardë lekë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2024 01:47

    Nuk behet rruga buze lumit,sepse lumenjte kane tendence te gerryejne anet e rruga mund te perfundoje ne lume,gjithashtu gjate kohes me rreshje te dendura lumi fryhet e rrezikon te permbyte rrugen po doli nga shtrati dhe pervec ketyre,ajo zone njihet per rreshqitje guresh e dherash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?