Rruga Qukës-Qafë Plloçë

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë 'gropë e zezë' në buxhetin e shtetit, investohen edhe 56.8 mln dollarë të tjera

27 Dhjetor 2021, 17:19| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 17:21

  • Share

Banka Islamike për Zhvillim ka miratuar një kredi prej 56.8 milionë dollarë për ndërtimin e 40 kilometrave në segmentin Qukës-Qafë Plloçë që shkurton distancën Tiranë-Korçë. Përfitimet e projektit përfshijnë përmirësimin e lidhjes rajonale dhe ndërkombëtare, kursime të konsiderueshme të kohës së udhëtimit dhe kostove, si dhe krijimin e mundësive për punësim.

Ky aks rrugor konsiderohet si një "gropë e zezë" në buxhetin e shtetit. Projekti ka nisur në vitin 2011 me afat të mbylljes së punimeve deri në 2019, por në fakt ky aks është ende në fazë ndërtimi, ku gjithmonë kërkohen investime të reja për shkak të projektimit të keq të këtij aksi.

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës raportoi se kanë përfunduar 68 % të punimeve, por në fakt ka mbetur pa u ndërtuar pjesa më e vështirë e ku pritet ndërtimi i tre urave dhe tunele. Tashmë afati i ri mbylljes së punimeve është vendosur viti 2023, por lind shqetësimi se deri atëherë mund të amortizohet edhe pjesa e përfunduar e punimeve dhe se kjo rrugë të vijë të kërkojë fonde në mënyrë të vazhdueshme.

Projekti fillestar për ndërtimin e kësaj rruge e llogariste atë në rreth 120 milionë euro. Pas ndërhyrjeve dhe ndryshimeve të projektit, shifra u rrit me mbi 60 për qind, duke shkuar në 187 mln euro. Ndërkohë pritet që në finale investimi të kushtojë shumë më shumë.

Me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria synon që ta përmbyllë këtë projekt brenda vitit 2023, plot 12 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.

Komento

Komente

  • Sifi: 27/12/2021 21:20

    Parat e popullit investohen ,prandaj shkon kjo rruge ,shto uje dhe shto miell.Pritshim lufte kunder korrupsionit nga PS ,por me keq po duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?