Rruga e shembur në Mirditë vështirëson jetën e banorëve, rrezikojnë të bien në liqen

26 Shkurt 2021, 17:59| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 18:05

  • Share

Rruga Bukmirë-Rrëshen në Bashkinë e Mirditës është e shembur edhe pse ajo është rikonstruktuar dy vite më parë. Si pasojë e shembjes, automjetet rrezikojnë të bien në liqen. Banorët kanë protestuar prej dy muajsh, por Bashkia e Mirditës nuk ka marrë asnjë masë.

"Kjo nuk ka asnjë lloj parametri për rrugë. Nuk e kuptoj si lejon policia rrugore, se si hesht kryetari i bashkisë. Ministria e transportit. Nuk ka se si të ndjehet fatkeqësia ndryshe. Vetëm kur të bie një njeri në liqen. Ky mal ka ikur", u shpreh një banor.

"I lutem bashkisë, shtetit të marrë masa për këtë rrugë. Jemi mbi 50 familje këtu, plus 7 fshatra të Kaçinarit", tregoi një banor i zonës.

Në këtë aks kalon çdo ditë furgoni me nxënësit e shkollës, të cilët, të frikësuar detyrohen të përshkojnë rreth 1 kilometër në këmbë.

"Nga frika se mund të shembet rruga shoferi i fugonit na zbrit në tokë. Në kohë shirash kjo rrugë do shembet dhe ne nga momenti në moment mund të biem në liqen", tha një nxënëse.

 "Nuk është hera e parë që ne protestojmë për këtë rrugë. Ky është një skandal. kam 3 fëmijë në shkollë dhe kur bie shi unë dal e i pres", u shpreh një prind.

"Unë çdo ditë detyrohem me i ul fëmijët në tokë për të shmang një katastrofë. Ky popull është bërë "mish për top", tha shoferi i fugonit të nxënësve.

Segmenti rrugor Rrëshen-Bukmirë ka shembje dhe rrëshqitje dherash në të gjithë gjatësinë e tij, pasi mungojnë kanalet për kullimin e ujërave malor. Nëse nuk ndërhyhet, rreth 5 mijë banorë të njësisë administrative Kaçinar rrezikojnë të mbeten në izolim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 26/02/2021 18:39

    MBILLNI PEME O IDIOTE,,,,ATO E MBAJNE TOKEN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?