Foto ilustruese

Opinion

Rruga ime

1 Maj 2018, 08:39| Përditesimi: 1 Maj 2018, 08:44

  • Share

Rruga ime ka qindra banorë që e kalojnë jetën duke i bërë vetes pyetjen; Pse qeni po të jetë i gjallë mund të ngordhi, por po të jetë i ngordhur s'mund të ngjallet ?

Rruga ime ka qindra banorë të tjerë që nuk dalin kurrë nga shtëpia nga frika e vdekjes me arsyetimin se në dimër bën tepër ftohtë dhe në behar bën tepër nxehtë.

Te rruga ime gjallojnë mijëra komunistë të dëshpëruar për jetën e sotme monotone të palezetshme kur nuk mund të realizojnë atentate nëpër rrugica, nuk mund të bëjnë mbledhje të fshehta, nuk mund të vrasin pas sbpine, nuk mund të ngjisin natën trakte mbi mure dhe shtylla.

Një e treta e kalimtarëve te Rruga ime duke ecur mbi trotuare flet me vete fjalë dhe fraza të padeshifrueshme.

Pothuajse i gjithë populli i Rrugës time nuk bën asnjë lidhje mes kapitalizmit dhe Lirisë.

Kapitalizmin dhe pluralizmin, mileti i Rrugës time, i lidh vetëm me papunësinë, emigracionin, mungesën e rendit, korrupsionin e administratës, hajdutllëkun e politikanëve, krimin, sidomos me Farmacinë; somniferët, pilulat qetësuese, mbajtjen nën gjuhë të tabletave për uljen e tensionit.

Dy ndër tre banorë te Rruga ime ja ka vënë syrin dikujt për ta vrarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Katër në pesë banorë te Rruga ime presin dikush ti vrasi me shpresë se kushtet e favorshme nuk do krijohen kurrë.

Për tre të katërtat e Rrugës time shampanja më e mrekullueshme është hilja, rakia më dehëse është vjedhja, vera më e ëmbël është grabitja, pija freskuese më e pëlqyer është xhvatja.

Për 90 nga 100 banorë të Rrugës time; libri nuk ekziston, zbavitja më e këndëshme është Interneti fjala më e bezdisëshme është "puna", filmi më i bukur është teleovela, muzika më e pëlqyer është tallavaja ose sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun.

Te Rruga ime, ku kafenetë çahen nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se minimarketet dhe shitsat e trotuareve nuk vënë çmime.

Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet trimëri, konsiderohet rrebelim ndaj qeverisë së keqe.

Banorët e Rrugës time nuk i lënë asnjë qindarkë violinistit serioz që luan Erik Satie mbi trotuar. Të gjitha metaliket e xhepit ja hedhin lypsarëve që s'dinë të bëjnë asgjë.

Brenda mbi 100 dyqaneve te Rruga ime, nuk sheh asnjë blerës. Vetëm shitsen elegante kokulur mbi celular duke bërë selfie ose shetitur në fejsbuk.

Rruga ime nuk ka kurva. Rruga ime është e vetmja rrugë në botë që ka qeflie, interesaxhie, budallaqe, delirante, por nuk ka kurva.

Rruga ime pa kurva nuk ka gjithashtu asnjë femër che non ti rompe i coglioni.

Te Rruga ime, obezët, kardiopatët, endokrinopatët nën 30 vjeç, janë me mijëra.

Qindra delirantë që bëjnë si të ditur, dhe po aq grafomanë që shkruajnë këllira, popullojnë Rrugën time.

Disa nga kafenetë e Rrugës time janë plot me spiuna që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve. Qeshin gjithë kohën. Tërr su bën syri ndyrësirave.

Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj ngordhalaqë që tymosin hashash.

Rruga ime ka panumurim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan t’i zhysin në gëlqere të pashuar kunatat, nuse që ëndërrojnë tua rjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve.

Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arësye sepse janë biondë, qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele, panumurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj.

Budallenjtë e Rrugës time që duan të duken të mençëm dhe seriozë, njihen kollaj, janë ata që mbajnë kravatë.

Te Rruga ime ku komunistat e kanë harruar luftën e klasave dhe merren me biznes, ka të paktën disa qindra demokratë që për ta shkatërruar përfundimisht Partinë Demokratike kanë gjetur një mënyrë aq makabre sa nuk do t’i kishte vajtur në mendje as Stalinit; Po zbatojnë luftën e klasave mes vedi duke qënë në opozitë.

Te Rruga ime ka tre vende ku shiten gazeta. Mund të rrish me orë përballë atyre kioskave pa parë dikend që blen një gazetë. Blerja e një gazete te Rruga ime është si blerja e një kostumi të shtrenjtë në një Butik; dikush e blen, por s'dihet se kur.

Rruga ime ka nja 10 mijë banorë. Por meqëse çdonjëri prej tyre nuk është vetëm vrasës, hajdut, votues, militant politik, evazor fiskal, budalla, delirant, por disa nga këto, ose të gjitha bashkë, Rruga ime është një babylon problematikesh sa për miliona njerëz, që presin të vdesin megjithse kurrë nuk kanë lindur.

Komento

Komente

  • Mihal: 11/07/2018 12:46

    z.Ypi ju pergezoj.

    Përgjigju
  • Sopranotony: 02/05/2018 12:57

    Jo Ypi, mos i shaj pellazgo-iliret!

    Përgjigju
  • agim: 02/05/2018 12:44

    Shoku ypi u qam nga shiu por ndeshemi me breshrin me vjen keq por super kapitalizmi keshtu funksionon we Te mbijellim me shum pem te organizoim me shum koncerte ne per sheshet e qendrave te qytetit kshtu njerzit mund te heroin problemet qe kan.

    Përgjigju
  • Alketa: 01/05/2018 17:35

    Pershendetje Z.Ypi, Eshte e vertete qe nje e treta e kalimtareve te rruges tende flasin me veten sepse ashtu bejne edhe tek rruga ime dhe ne cdo rruge te Tiranes ku me bie rasti te eci. Mbase nuk jetojme ne te njejten rruge por e di qe jetojme ne te njejtin ferr. Keto jane shenja depresioni te rende, pesimizmi dhe mungese shprese per te cilat Taulant Balla dhe Tom Doshi as qe duan t'ja dijne. Me jep shprese fakti qe ti ende lufton per te drejtat natyrore, bazike, humane te shqiptarit qe ndihet i burgosur ne Shqiperi. Ju me ngjani me Angus Deaton, autorin e nje libri qe po lexoj tani -"The Great Escape".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?