Rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, Rama ndan pamjet: U hodh shumë baltë, por u rindërtua me shpenzimet e firmës! Lidh 2 bashkitë për 20 minuta

13 Tetor, 13:07| Përditesimi: 13 Tetor, 13:33

  • Share

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thEkson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë - Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan Rama krah videos.

Po ashtu kryeministri thekson se u vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma.

"U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit", shton ai.

Në muajin shkurt të këtij viti u raportua se traseja e rrugës Korcë-Ersekë, e cila ishte në ndërtim pësoi shembje. Dëmtimi i madh i rrugës ndodhi në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’.

Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rimo: 13/10/2024 19:41

    Nuk u hodh balte kot por e meritonte ate balte se e pame te gjithe si eshte ndertuar me balte e kashte.Detyren ben asgje me shume po jeni mesuar ju politikanti ben shkel e shko.

    Përgjigju
  • Viçidoli: 13/10/2024 17:09

    PO PSE MOR, MOS PRISJE TA BËJE ME LEKËT E POPLLIT....

    Përgjigju
  • Klod: 13/10/2024 13:37

    0 tabel sinjaliatike????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?