Rruga Kune-Hidrovor me gjatësi 3 kilometra po rehabilitohet dhe do të hapet brenda datës 1 korrik, duke lehtësuar trafikun e automjeteve për pushuesit që do të zgjedhin Shëngjinin këtë sezon.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ndau disa foto në rrjetet social, teksa ishte sot për inspektim në këtë rrugë.
Gjatë verës kjo rrugë do të jetë 1 kalimshe, ndërsa nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Rehabilimi i rrugës Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milion lekë, ku përfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anësore të saj.