TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme rrugën Ndroq-Plepa e cila prej disa kohësh ka nisur të rikostruktohet. Aksi njihet që prej më shumë se 20 vitesh nuk ka marrë asnjë investim, duke u parë si një aks dytësor në raport me hyrjen në kryeqytet.
Rama theksoi se aksi do të ketë një profil turistik nga projekti i ri i investimit, duke theksuar se do t’i shërbejë edhe më shumë agroturizmit në zonë, që sipas Ramës po shtohet çdo ditë.
Rama: Është një nga akset e shumkërkura të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turisti edhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do jetë shumë pozitiv dhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu. Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 30 % e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4,8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.
Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza. Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27,4 kilometra. Investimi ka një 734 milionë lekësh."
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aksit Tiranë-Durrës, ku autostrada po shndërrohet në një aks të kategorisë A, me shtim korsish për një qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt.
Gjatë inspektimit u theksua se kanë mbaruar rreth 30% të punimeve. Sipas Kryeministrit, synimet janë që brenda dhjetorit aksi të jetë dorëzuar, sipas parametrave europiane.
Shpejtësia maksimale e qarkullimit të mjeteve do jetë 130 km/h.
‘Është një aks që do të ndikojë shumë në lirimin e trafikut sidomos në anën tjetër. Mund të ketë dhe një marrëveshje me bizneset për të ndihmuar në avancimin e këtij procesi. Ky është një investim që nuk do ndikojë vetëm për biznesin por edhe për turizmin.’-tha Rama
Komente

KA NEVOJE ATY EDHE PWR SHUME SHEMBJE NGA IKMT...JEMI KOMB I KEQ NE O RAMA,,,NUK RRIME DOT PA NDERTUAR PA LEJE....
Përgjigju..prishni ndonjë gardh a mur abuziv.., të jet e gjitha rrugë model,me korsi e gjerësi lineare,e pista anësore për biçikleta etj..
Përgjigju