Rruga në Tropojë mbetet peng i shpronësimeve! Bizneset dhe banorët: Kërkojmë kompensim

10 Gusht 2020, 22:02| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 22:09

  • Share

Rruga 'Ramë Sadria' në qytetin Bajarm Curri ku ndodhen 20 biznese mbetet prej disa kohësh një problem për komunitetin. Një investim i FZHSH-së, i nisur në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë ka mbetur pezull  sepse ka anashkaluar një nga kriteret e investimeve në infrastrukturën urbane, që është bashkëpunimi me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve të kësaj rruge thonë se nuk janë pyetur për investimin, që sipas tyre bëhet për interesa të caktuara dhe jo për përmirësim të infrastrukturës së qytetit.  

"Kemi objektet e biznesit këtu dhe na është pezulluar puna që 6 muaj dhe nuk na përgjigjet asnjë, nuk kemi asnjë lloj mundësie për punësim nga bashkia"

"Që kur na kanë bllokuara aktivitetin, ne me këtë mbajmë familje, me pretekstin që do të zhvillojnë qytetin, shpronësim nuk kanë bërë, pa punë na kanë lënë" thonë disa nga pronarët.

Bashkia e Tropojës, si partnere në investimin që do të realizonte FZHSH, në bazë të 'marrëveshjes së investimit' merr përsipër çdo kosto juridike dhe sociale duke përfshirë shpronësimin etj. Por në një bashki me fonde modeste, shpronësimi duket gati i pamundur. Nënkryetari i Bashkisë Abedin Kërrnaja,thotë se Bashkia i ka kërkuar qeverisë që të shohë mundësinë  e një akti shpronësimi.  

"Ky projekt ka kaluar në Këshillin Bashkiak të Tropojës dhe është miratuar projekti dhe shpronësimi i këtyre bizneseve. Dokumentacioni është dërguar pranë ministrisë së linjës dhe jemi duke pritur vendimin e qeverisë për të bërë shpronësimin dhe nisur ndërtimin e segmentit rrugor", tha Abedin Kërrnaja,

Pronarët e bizneseve, që janë edhe banorë të rrugës, nuk kanë lejuar zhvillimin e punimeve përderisa nuk janë dëmshpërblyer apo kompensuar në një formë tjetër.   Komuniteti i biznesit e sheh zgjidhjen në sistemin e trotuarit aktual tashmë të prishur duke i pasur pronarët me leje reabilitimi për t'i dhënë një dinamikë zhvillimi kësaj rruge. Pronarët e bizneseve kanë fituar edhe një përballje gjyqësore në mbrojtje të së drejtës së pronës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 13/09/2020 18:32

    Edhe i bejne ndertimet pa leje dhe duan demshperblim,,keta plehra duan rruspat nga fillimi ne fund....

    Përgjigju
  • Iris: 11/08/2020 01:56

    O.M.G.,kjo rruge duket sikur eshte ne Afrike.Ju lutem njerez,lejoheni shtetin te ndertoje,me kokefortesine tuaj keni ngelur ne vend numero.Nuk e kuptoni qe kur zona te rregullohet vlera e bisneseve tuaja do shumefishohet?!Keshtu as rruga nuk rregullohet,as bisnes nuk beni,as familjet nuk I ushqeni,as demshperblim nuk merrni. Thirrini mendjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?