Sociale

Korriku nis me fluks pushuesish në plazhin e Velipojës: Vendi më i bukur, uji i pastër

5 Korrik, 13:48| Përditesimi: 5 Korrik, 18:10

  • Share

Mijëra pushues nga e gjithë vendi dhe rajoni zgjedhin bregdetin e Velipojës për të kaluar pushimet e verës. Korriku ka nisur me fluks të shtuar, ku pushuesit thonë se vijnë për shijuar ushqimin tradicional, natyrën e qetë, plazhin e pastër, rërën kurative që e dallon këtë perlë të Adriatikut.

"Shumë mirë.

Më pëlqen shumë Velipoja, kam qejf me ardhur. Është vend shumë i bukur, më pëlqen uji, deri.

Deti i mirë, uji i pastër.

Më mirë se vitet e tjera", shprehen pushuesit. 

Këtë sezon veror, Velipoja vjen më e organizuar se sezonin e kaluar. Janë 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare ku qytetarët mund të qëndrojnë pa pagesë.

"Hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë. Unë vi rregullisht prej 16 vitesh.

Mua më duket çdo herë e më mirë. Më pëlqen, është viti i tretë që vi këtu", thonë pushuesit. 

Një tjetër vlerë e shtuar për zonën është rruga panoramike Shëngjin–Velipojë, që ka lidhur dy nga destinacionet më të vizituara të veriut. Kjo rrugë jo vetëm ka lehtësuar qarkullimin, por ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rezervimeve dhe të fluksit të pushuesve.

Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet për korrikun dhe gushtin e 2025-s janë më të larta se çdo vit më pare.  Bashkia Shkodër dhe strukturat lokale vlerësojnë se gjatë këtij sezoni veror, numri i vizitorëve pritet të kalojë 150 mijë.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?