Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që e dallon këtë perlë të Adriatikut.
Këtë sezon, Velipoja vjen edhe më e përmirësuar. Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të rritur aksesin publik në plazh, duke vendosur 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare. Pushuesit, të cilët prej vitesh frekuentojnë këtë plazh, e kanë mirëpritur këtë ndryshim.
Ndërkohë, rruga panoramike Shëngjin–Velipojë ka sjellë një tjetër vlerë të shtuar, duke e bërë zonën më të aksesueshme dhe të lidhur me rrjetin turistik të veriut. Që në muajin qershor, Velipoja ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve dhe të rezervimeve në sektorin e hotelerisë, duke e kthyer këtë perlë bregdetare në një magnet të vërtetë për turizmin veror shqiptar.
Komente
