Segmenti rrugor Ura e Cenit-Ishull Lezhë e cila përdoret dhe si hyrje-dalje e qytetit të Lezhës nuk do të ketë më probleme me përmbytjet. Bashkia Lezhë po investon në ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve nëntokësore më të dy anet e rrugës, si dhe po ndërtohen trotuaret e reja. Punimet u inspektuan nga Kryetar i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu sipas të cilit kjo zonë nuk përfshihet nga investimi i madh i kanalizimeve në të gjithë qytetin, ndaj dhe po ndërhyhet me të ardhurat e bashkisë.
Ky investim që po realizohet në këtë aks rrugor është pritur mjaft mire nga banoret dhe bizneset, pasi sipas tyre prania e ujerave në siperfaqe ishte kthyer në shqetësim dhe burim ndotje.
Investimi për ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve të ujërave të bardha në këtë aks rrugor i cili ndodhet pranë tregut të qytetit të Lezhës, kap vleren e 22 milion lekëve të reja dhe punimet pritet të përfundojnë brenda pranveres, duke i dhënë zgjidhje një problematike disavjeçare në këtë zonë.
Komente
