Investimet në infrasktrukturën shqiptare dhe në sektorë të tjerë nga qeveria kanë hapur kantiere me punime në proces e sipër.
Një prej tyre ka qenë edhe ai Qukës-Qafë Plloçë, në juglindje të vendit, që tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e këtij aksi.
“Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë!”, shkruan ai në postimin e radhës në rrjetin social facebook, duke e shoqëruar edhe me disa foto.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Komente

Sot kalova nga Qafe Plloça ne Quked. Rruga eshte perfunduar. Kane mbetur 400 metra per tu shtruar me çakull dhe me asfalt, por edhe ne keto pak metra kalimi ishte pa problem. Peizazhet gjate gjithe rruges te linin pa fryme; nje mrekulli e vertete! Punetoret na thane qe inagurimi mund te behet me 3 shtator, pra pa 15 ditesh.
PërgjigjuNuk ka per te peefunduar asnjeher Dhe cdo dimer qe do kaloje. Shqiptarja.com do e kete kroniken plot me problematikat e kesaj rruge. Ashtu si rruga e Arberit. PLOT ME PROBLEME
Përgjigju