Rruga Sarandë-Borsh nën hetim nga KLSH! Burime për Report TV: Do kryejmë auditim për të gjetur problematikën përse ndodhi fundosja e saj

11 Janar 2021, 15:50| Përditesimi: 11 Janar 2021, 18:11

  • Share

Pas çarjes në mes dhe fundosjes së Aksit rrugor Sarandë-Borsh si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë duke u bërë e pakalueshme, përveç ARRSH-së edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm për të kryer një auditim për të zbuluar shkaqet e shembjes.

Burime nga KLSH thonë për Report tv se KLSH do të analizojë situatën për të gjetur problematikën përse ndodhi fundosja e rrugës dhe identifikimin e përgjegjësve. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu urdhëroi në mënyrë të menjëhershme verifikimin për procedurat që janë ndjekur për lidhjen e kontratës me kompaninë që ka fituar prokurimin dhe cilësinë e punimeve që janë bërë në terren.

Kompania Salillari e ka rikonstruktuar një vit parë rrugën. Rruga është ndërtuar gjatë viteve 2006 - 2008, ndërkohë që gjatë pranverës së kaluar është bërë riveshje e asfaltit, pasi kishte filluar çarje e asfaltit. Rruga është çarë në një segment prej 50 metër. Ndërsa më 8 janar zëvendësdrejtori i ARRSH-së  Erion Koka tha në Report TV se do të kishte hetim për këtë çështje.

Ora 16:29
Shembja e rrugës Borsh-Sarandë, ARRSH: Rrëshqitja e dherave problematikë e hershme, po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të problemit

Reshjet e dendura të shiut gjatë javë së fundit shkaktuan rrëshqitje të konsiderueshme dherash duke dëmtuara dhe çarë në dysh rrugën Borsh-Sarandë, një rrugë e re e asfaltuar. Autoritet Rrugor Shqiptar shprehet se kjo rrugë gjithmonë ka pasur problematikën e rrëshqitjes së dheut dhe se në 2015 janë bërë projekte për stabilizimin e saj por për shkak të vlerës së lartë ishte vendosur që këto projekte të implementohen në momentin e rehabilitimit të plotë të këtij aksi rrugor dhe se përgjatë këtyre viteve rruga vetëm ishte mirëmbajtur dhe duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.

“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 - Data e Përfundimit 15.06.2009. Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive. Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.

Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore", shkruan Autoritet Rrugor.

ARRSH shprehet se reshjet e ditëve të fundit sollën rrëshqitje të reja duke dëmtuar këtë rrugë në një gjatësi prej 100 metrash dhe për këtë po punohet që rruga të rindërtohet me mure mbrojtës betoni dhe kanalizimet e duhura që të shmanget ky fenomen në të ardhmen.

"Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës.

Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin.

Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit.

Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me: 

-   Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar.

-   Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara.

-   Prishjen e murit ekzistues.

-   Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes

-   Ndërtimi i shtresave të reja rrugore.

-   Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni.

-   Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur", shkruan ARRSH.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 11/01/2021 21:40

    Siper cdo problem edhe per kete te gjithe mundohen te shpjegojne dhe analizojne nje gje fare te thjeshte: mbas shirave qe nuk pikojne per gati nje vit me radhe por bien brenda nje jave sigurisht qe do krijohen probleme,toka mbushet me lageshtire dhe terenet e pjereta jane problematike,kudo ne bote ndodhin te tilla fenomene, jane normale, ne Greqi sapo pashe ne lajmet te njejten gje, ne Napoli u hap nje grope para nje spitali etj etj, edhe rruga e Borshit me aq sa duket ka nje shtrese te mire asfalti por ka nje shembje shtresa prej cakelli poshte saj qe mbase nuk eshte ngjeshur mire, firma e ka akoma te padorezuar si pune dhe normalisht do ta riparoje dhe do ta dorezoje.

    Përgjigju
  • Ing: 11/01/2021 18:08

    Pergjegjesia eshte Autoritetit Rrugor, i cili duhet te kontrolloje cdo punim, dihet qe abuzimi eshteprezent kur s ka kontroll apo me keq kur ne mes eshte korrupsioni. Tek ARRSH kane ardhur hajdutet e KESH Ergysi, e bija e Agron Heto hajdutit, Vladimir Hodaj , etj hajdutet vetem sa nderrohen nuk zhduken

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 11/01/2021 16:52

    Kisha shum pyetje por kryesoret jan ka nis ndonje hetim per firmen dhe ingjinjerin qe kan ba punimet?e dyta sa cm asfalt ka qan ne kontraten e firmosur sepse me sy aty duket qe sjan ma shum se 10 cm dhe duket qart qe asht jasht qdo lloj norme per kullimin e asfaltit..apo varja rensi ka te duket bukur te tjerat rregullohen

    Përgjigju
  • Turi: 11/01/2021 16:24

    Me vjen keq per banoret e zones qe do kene probleme ne levizje por nga ana tjeter eshte nje gje pozitive se jua nxjer ne drite punen jo cilesore qe kan kryer , duhet te ndiqen penalisht keto firma ndertimi dhe kush i drejton se po bejne kasaphane duke vjedhur fondet publike dhe vetem rije shkojne ne burg kurse bosat vazhdojne te vjedhin qetesisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?