Sociale

Rruga Shëngjin–Velipojë shton vizitorët vendas dhe të huaj! Pamje mbresëlënëse nga ballkoni panoramik i Ranës Hedhun

18 Maj, 17:48| Përditesimi: 18 Maj, 17:53

  • Share

E hapur vetëm pak javë më parë, rruga që lidh dy zonat bregdetare Shëngjin dhe Velipojë, ka sjellë jo vetëm lehtësim të lëvizjes por është kthyer në atraksion të ri që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Një nga pikat më tërheqëse të rrugës është ballkoni panoramik, i ndërtuar mbi zonën piktoreske të Ranës së Hedhun. Ky kënd i veçantë ofron pamje të detit dhe peizazhit natyror përreth, duke u kthyer në një vend ideal për vizitorët.

Qytetarët vlerësojnë investimin si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të turizmit në Shëngjin dhe Velipojë. Sipas tyre, kjo rrugë ka sjellë jo vetëm përmirësim të infrastrukturës, por edhe një përvojë të re për këdo që dëshiron të shijojë bukuritë natyrore.

Rruga Shëngjin-Velipoje krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit në veri të vendit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?