Politikë

'Rrugës për Greqi', Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë: Hera e parë që trokasim te ju për t'iu thënë 'ejani se kemi punë me paga të arsyeshme'

1 Mars, 18:26| Përditesimi: 1 Mars, 21:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama me një tjetër postim në Facebook ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që do organizohet në Athinë.

Rama fton shqiptarët të kalojnë në panarin e organizuar në Gazi të Athinës dhe të njihen me mundësitë që ofron Shqipëria sot për punësime. Sipas Ramës, sot Shqipëria ofron punë me paga të larta, taksa më të ulëta dhe është një mundësi për ata të shijojnë aromën e vendit të tyre.

'Rrugës për Greqi sot. nesër në panairin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për të treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë. Ejani e kaloni të shihemi e të llafosemi nesër me sipërmarrës në fusha të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për tju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj nuk diskutohet gjykoni vetë me qetësi, me urtësi merrni kohë. Si të jetë më mirë për ju.'

Më tej Rama thotë se ky është një moment i rëndësishëm, pasi jemi pranë ëndrrës për të anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe prandaj gjithë shqiptarët e Greqisë meritojnë të kthehen dhe të japin kontributin. 

'Është për herë të parë mundësia e hyrjes në Bashkimin Evropian është kaq reale sa dritarja e hapur duket me sy. Sepse për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të fatit Evropës janë reshtuar në vijë të drejtë. Kanë rënë dakord me planin e përfundimit të negociatave të anëtarësimit deri në fund të 2027-ës. Një afat tejet ambicioz dhe shpejtësia me të cilën ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e larta në historinë e integrimit. Po jo se ne Shqipëria po bëjmë detyrat me shpejtësi dhe sukses, po se dhe ata Bashkimi Evropian janë shumë të interesuar të na fusin brenda në shtëpinë e tyre. Ky është shansi dhe ky është momenti i tyre historik për ti dhënë emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve atë ngjyrën e atë të yjeve të Bashkimit Evropian.'

Rama fton edhe që të lëmë mënjanë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhemi bashkë për ëndrrën evropiane. 

'Duke i dhënë kështu fund një herë e përgjithmonë poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve të pafundme të gjithë rrugëtimit tonë të mundimshëm në historinë. Kjo është ngritja e dytë e flamurit kombëtar pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është shpallja e Shqipërisë shtet anëtar i barabartë i familjes së bashkuar evropiane. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi i të gjithë bijve të shqipes si krijesa të lira dhe përgjithmonë të barabarta të Evropës së bashkuar. Prandaj të gjithë shqiptarëve, atyre të Greqisë dhe atyre të Evropës u them le të harrojmë të gjitha historitë dhe bla bla bla-të e të sotmes, ndasitë dhe partitë dhe le të kapemi dorë për dore dhe le të bëhemi ylli i ri i Evropës së bashkuar.

Duke u bërë më 11 maj fuqia e papërmbajtshme e ëndrrës evropiane të shqipes dykrenare dhe pastaj të tjerat mi lini mua, na i lini ne, shumë shpejt dita që e kemi ëndërruar me shekuj për të qenë pjesë e asaj familje nga ku diell lind atje ku perëndon do të jetë dita jonë, dita e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.'

Panairi i punës për shqiptarët e Greqisë do t'i njohë ata me mundësitë e punësimit në Shqipëri dhe do të organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

Ora 20:58
'Puno dhe jeto aty ku ke zemrën', Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës për takimin me shqiptarët në Athinë

 

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama ka ndarë momente nga përgatitja e skenës në Technopolis, Athinë.

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, do të jetë ky mesazhi që do të shoqërojë këtë takim, ndërsa më herët Rama tha se do tu bëjë thirrje shqiptarëve që të kthehen në atdhe dhe të punojnë me kontrata pune, rroga dinjitoze dhe taksa më të ulëta.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/03/2025 06:12

    Para se te shkosh ne Greqi e t'u besh reklame shqipove atje per rroga te mira e vende pune ne Shqiperi,shko ne Korce dhe ndalo aty e bisedo me mesuesit qe po te hidhen ne greve per shkak te uljes se rroges deri ne 10000 leke,sipas artikullit te djeshem te /Shqiptarja/ e gjeju zgjidhje!

    Përgjigju
  • Ciku Rexhina: 01/03/2025 22:58

    .....Po sepse ne Shqiperi pronare bisnesesh jane bere njerez te rendomte trafikante vraseses hajdute dhe s,ka si te ndodhe ndryshe shoku

    Përgjigju
  • Aty: 01/03/2025 22:28

    Per mua problemi nuk qendron vetem tek pages a sesa tek trajtimi qe I bejne punedhenesit punetor it. Aty te trajtojne si skllav e jo si ortak, qe na lidhin ineresat te bashke punojne bashke, une te bej punen ti me jep leket, por punedhesi te thote qe une te paguaj, a thua qe ai po ti fal ato lek dhe jo qe ti i ke merituar ato per punen qe ke bere. Jashte Shqiperine ka rregullat, leje, rapport mjesor, leje per viziate mjeksore, leje per femijet te vegjel, mbledhje sindakate, pushim 10minuta ne Cdo dy ore, dreke te paguar, orari fillim e mbarimi pune, 4,6,8 ore pune si te te doje qejfi,po punove mire ke sherbimim etj. e tj. Do vite qe te ndryshoje mentaliteti ne Shqiperi. Ne nuk vij e, as femijet por ndofta niperit tane, kete e uroj me gjithe zemer.

    Përgjigju
  • Meno bixga: 01/03/2025 21:37

    Hajde punoni 3 muajt e beharit me 400 mi ne muaj pastaj hani fara

    Përgjigju
  • XXX: 01/03/2025 21:09

    Ik ere legen

    Përgjigju
  • toni: 01/03/2025 20:56

    E KTHYET SHQIPERINE NE NJE SHTET REFUGJATRSH,,MOR HAJDUTE TE POSHTER....PTU..PTU..PTU....PISA NJEREZ....

    Përgjigju
  • Partia: 01/03/2025 20:04

    Nëse PS do ndonjë votë plus, mos e nxirrni kaq afer ne foto burgosesin e shokëve te vet. U tromaksen njerëzit, te mos lëshojë shokët do mjaftonte.

    Përgjigju
  • Ermali: 01/03/2025 19:46

    Vetem po te jene budallenn si puna ime. U ktheva une pas 15 vite ne itali Vetem 4 vite rezistova.Eshte kafsheri nga te gjitha anet. Shyqyr qe s.kisha djeg dokumentat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?