Rrugët e qytetit plot me plehra, Elbasani mbetet edhe pa kosha! Kompania e pastrimit po i heq nga çdo cep

12 Dhjetor 2021, 14:33| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 14:38

  • Share

Në rrugë, lagje dhe në pragun e shtëpive, kudo ku hedh këmbën në qytetin e Elbasanit has në pirgje me mbeturina. Qyteti është zhytur në plehra prej një jave pasi kompanisë së pastrimit, "Victoria Invest",  i ka përfunduar kontrata me bashkinë e Elbasanit.

Por jo vetëm kaq. Në rrugët e Elbasanit tashmë nuk do të ketë as kosha mbetjesh. Një aksion ka filluar së fundmi nga punonjës të kompanisë që po bëjnë heqjen e kazanëve nga qyteti.

Aktualisht ky aksion ka filluar në çdo lagje e rrugë të Elbasanit. Report Tv sjell pamje ku duket mungesa e kontejnerëve.

Paaftësia e bashkisë për të zgjedhur në kohë kompani të re ka bërë që qyteti të mbetet pa pastruar prej një jave. Klisni Lala, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Elbasanit tha për Report TV pak ditë më parë se po presin përgjigje nga Agjencia e Prokurimit Publik për kompaninë e re që do të merret me pastrimin e qytetit.

Lajm në përdiësim...

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elbasan: 12/12/2021 15:17

    Thuaji suelit se ai ia gjen telat .. ti thot ktyre legenave te vitoria invest ti kthejn koshat ene te fillojn pastrimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?