Foto ilustruese

Rrugët e Tiranës ‘të blinduara’ me radarë, Policia Rrugore shoferëve: Kujdes me shpejtësinë! Patrullat civile të pranishme kudo

3 Nëntor 2023, 13:17| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:25

  • Share

Tejkalimet e shpejtësisë nga shoferët dhe neglizhenca në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ka detyruar policinë të shtojë masat në mbarëvajtjen e sigurisë në rrugët e Tiranës.Patrullat civile do të jenë të pranishme kudo për të garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se, patrulla civile do të vensosen në terren dhe do të jenë të pajisur me radarë për të monitoruar dhe regjistruar tejkalimet e shpejtësisë.

“Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt!”-njofton policia.

Rastet e tejkalimit të shpejtësisë në kryeqytet janë të shpeshta, duke u bërë burim aksidentesh deri në humbje jete.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?