Rrugët e Ukrainës janë të 'mbuluara' me rrjeta kundër dronëve. Këto janë zgjidhja e fundit për të mbrojtur automjetet e furnizimit nga dronët kamikazë: ndërtimi i barrierave me rrjeta përgjatë anëve të rrugëve.
Kilometra të tëra litarësh të shtrirë disa metra mbi tokë që bllokojnë helikat e dronëve të kontrolluar nga fibra optike shumë të gjata. Nuk ka asnjë sistem tjetër që mund të parandalojë këto ‘armë’, të cilat janë të paprekshme nga kundërmasat elektronike dhe shumë më të vështira për t'u zbuluar se dronët e tjerë.
Këto mund të shkaktojnë shkatërrim të kamionëve, makinave dhe automjeteve, si dhe të vrasin ushtarë dhe të shkatërrojnë përforcimet ushtarake.
Ukraina ka përdorur tashmë një zgjidhje të ngjashme në të kaluarën, por vetëm në disa seksione të ekspozuara ndaj sulmeve. Tani, ata po e vendosin këtë sistem mbrojtës përgjatë rrugëve të tëra.
Komente
