Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se rrugët janë “copë”.
Rama përmendi Giro d’Italia, garën që do të mbahet në datat 9-10-11 maj, teksa tha me ironi se edhe ata italianët që panë rrugët ishin “patronazhistë”.
“Rrugët janë copë? Po s’i shpjegohet që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe nga Shqipëria. Erdhën italianët për të kontrolluar gjithë gjërat që duheshin. Si shpjegohet që jo vetëm s’i gjetën rrugët copë dhe kanë tre etapa për bërë në Shqipëri por përkundrazi thanë u impresionuam nga infrastruktura në Shqipëri. Apo thuaj patronazhistë nga Italia me biçikletë që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë copë.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave, shënojmë rekord evropian nëse i hapim të gjitha brenda vitit! Shqipëria fiton me mua e PS
Xh.D/I.M/ReportTv.al
