Kryeministri Rama u shpreh për një bashkëpunim me të gjitha segmentet opozitare për një pakt të madh kombëtar për të çuar para Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Deputeti socialist Ilir Metaj sqaroi në ‘Studio Live’ në Report Tv se cili është mesazhi i kësaj dore të shtrirë.
'Shqipëria ndodhet në momentin kur përmes negociatave është arritur screening. Ndodhemi kur kemi një mbështetje totale si nga reagimi i ambasadës amerikane. Rrugëtimi për në BE është pa kthim, kemi përgjegjësi secili prej nesh që ky rrugëtim të përfundojë me sukses në një kohë sa më të shkurtër. PS zgjati dorën për ti bërë bashkë aktorët e shoqërisë shqiptare për të hedhur hapat e fundit drejt BE-së, që është ëndrra e çdo shqiptari.
Dorë e zgjatur, ose një tren i rradhës shpresoj mos të jetë i fundit për opozitën shqiptare. Që tregon se kush janë politikanët që tjetër thonë e tjetër bëjnë nga ata që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë. Opozita të bëhet pjesë e përpjekjeve drejt BE-së.
Në projekt rezolutë emëruesi kryesor ishte ecja para me reformat për të cilat kemi marrë vlerësimin nga partnerët. Ajo që ndan shapin nga sheqeri nga ata që e sulmojnë, për të treguar kush është fytyra e vërtetë dhe kush janë ata që i duan të mirën Shqipërisë', tha Metaj.
Sa i përket kontestimeve nga PD-ja zyrtare se me këtë pakt, Rama synon të kapi drejtësinë dhe SPAK, Metaj i quan si teori konspirative.
'Teoritë konspirative nuk kanë qenë të preferuarat e mia, kur kemi fakte dhe aq më tepër kur kemi mbështetje totale të partnerëve. Alibeaj duhet të heqi ato makthet e ëndrrave konspiracionale dhe të zgjedh bashkëpunimin. Ftesa është për opozitën shqiptare, në fund të fundit të bëhen të përgjegjshëm për rolin e një opozite për të mirën e Shqipërisë.
Kushdo që do të fus shkopinj në rrota në këtë ecje përpara le ta bëjë por historia do ta gjykojë', shtoi deputeti.
Metaj shton se reformat e PS këto 11 vite kanë marrë një vlerësim maksimal nga BE dhe SHBA, ku më e rëndësishmja është ajo e reformës në drejtësi.
'Ka qenë kali i betejës së PS që momentin kur mori pushtetin, në vitin 2013, për të çuar përpara ëndrrën e shqiptarëve për një drejtësi të drejtë. Me këtë qëllim realizuam reformën në drejtësi por edhe çuarjes para të ëndrrës së BE. Na janë bërë aleatët tanë BE dhe SHBA. bashkë me shqiptarët do të shtyjmë para drejt këtij misioni. Pastaj, reforma në drejtësi është një fakt i dukshëm.
Është reforma më e rëndësishme, nuk ka nevojë për koment. Kushdo që ka abuzuar, ka shkelur ligjin duhet të mendojë që do ta paguajë këtë. Është një situatë mjaft pozitive. Mbështetja e partnerëve është maksimale. Do vazhdojmë të ecim para me dorën shtrirë', theksoi Metaj.
Ouuuuu,,,,Po ata drejtorat kusarr qe vjedhin ne Vlore pse i mbron ti dhe lobon te rrin ne krye te bandave
PërgjigjuMjer ne ku u katandisem dhe ke kemi ne Parlament
PërgjigjuEh te lumtë more djali mamas qe e cau rrugen e historisë me pill në dorë
Përgjigju