Rrugëtimi i “fryrjes” së çmimit! Tregtarët e marrin qershinë 200 lekë/kg, e shesin me 400

9 Maj, 15:23| Përditesimi: 10 Maj, 09:00

  • Share

Ky vit bujqësor nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e qershisë në fshatin Bathës të Elbasanit. Ndryshimet klimaterike dhe reshjet e shiut ne pranverë dëmtuan prodhimin e parë të qershisë.

Ndonëse kanë vetëm 10 ditë që kanë nxjerrë në treg prodhimin e parë, ankohen për tregtarët që e marrin qershinë me 200 lekë (të reja) për kg, ndërsa në treg e shesin me dyfishin e këtij çmimi.

Shqetësim tjetër për kultivuesit e qershisë është mungesa e fuqisë punëtore. Ndonëse paguajnë 2000-2500 lekë (të reja) për ditën e punës, në fshat s’ka më të rinj që të vjelin qershitë.

Nga një vëzhgim i kryer në tregjet e Elbasanit rezulton se tregtarët abuzojnë me çmimin. Një kg qershi shitet sot me 300-400 lekë/ kilogrami në tregun e pakicës, ndërsa fermerët e shesin me çmim shumice 200 lek/kilogrami.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 09/05/2024 16:53

    Po vendose çmimin në 80 lek/kg dhe të vijë konsumatori t'a mbledhi vetë nga pema. Ja u zgjidh dhe fuqia punëtore dhe çmimi i lartë.

    Përgjigju
    • Besi: 09/05/2024 19:23

      Une jam nga El dhe nje here qe ndalova per ti marre tek platacionet anash rruges se vjeter per TR i bleva me cmimin e tregut.Fshatari kerkon te bej jete lluksi me 2 peme!!

  • Qershia: 09/05/2024 16:00

    qershi me 300-400 lekë/ kilogrami në tregun e pakicës ndoshta ne rrethe te tjera sepse ne tirane 600-800 leke / kg. edhe e kalbur mbi te gjitha.

    Përgjigju
  • Posi: 09/05/2024 15:51

    Ky popull eshte njesoj si politikanet,mendjen e kane per te te shtrydhur nese u jepet mundesia.Keta vetet te japin 2000 lek dita por harrojne se te mbajne ne pune 12-14 ore dhe ne fund ankohen perse skane puntore!!?

    Përgjigju
  • Or tej: 09/05/2024 15:44

    E ropen kete popull or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?